Dy persona janë lënduar, kurse tre të tjerë janë shoqëruar në Polici, pas një rrahjeje që ka ndodhur mes pjesëtarëve të dy familjeve në fshatin Hericë të Podujevës.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në fshatin Herticë të Podujevës. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.
“Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.
Telegrafi mëson se përleshja ka ndodhur mes pjesëtarëve të dy familjeve të këtij fshati dhe gjatë përleshjes janë përdorur mjete të forta (gurë). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.