×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Përleshje mes katër personave në Ferizaj, gjatë intervenimit njëri nga ta e sulmon edhe një polic

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 13:38

    Katër persona në Ferizaj janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë intervenimit të njësisë policore, njëri nga ta ka sulmuar edhe një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.

    Njoftimi:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

    Dardani, Ferizaj / 21.12.2024 – 04:00. Raportohet se katër persona të dyshuar meshkuj kosovar janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!