Koalicioni Lista “për Familjen” ka mbajtur konferencë për media në të cilën është kërkuar dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci, pas publikimit të përmbajtjeve nga “Doracaku për Mësimdhënës për Edukim Gjithëpërfshirës Seksual.”
Lista për Familjen thotë se të nxitur nga përmbajtjet skandaloze të doracakut, anëtarët e Listës “për Familjen” – deputeti Eman Rrahmani, avokati Asdren Bytyqi dhe gazetarja Fatijona Bajraj, kanë thënë se ministrja Nagavci mbanë përgjegjësi të plotë për të gjitha këto.
“Ne i kemi identifikuar dhe analizuar këta doracakë, përmbajtja e të cilëve është antiligjore” – ka thënë ndër të tjera avokati Bytyqi. Sipas tij, ato që prezantohen në këtë dokument, bien ndesh me mënyrën se si parashihet dhe rregullohet familja sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Deputeti Eman Rrahmani, nga ana tjetër, tha që të gjitha këto janë të papranueshme, duke shtuar se “për këtë kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, meqenëse dëmi të cilin e ka shkaktuar tek fëmijët dhe familjet është i pariparueshëm”.
Gjatë konferencës, nëpërmjet një projektori, u shfaqën edhe pjesë nga përmbajtja e doracakut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.