×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Përmbaruesi privat e cilëson të jashtëligjshëm suspendimin nga Ministria e Drejtësisë

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 19:40

    Përmbaruesi privat Irfan Kërçagu me një postim në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është suspenduar nga ushtrimi i profesionit nga Ministria e Drejtësisë.

    Ai ka thënë se suspendimi tij nga puna është bërë pas një fushate linçimi kundër tij.

    “Pas një fushate linqimesh kundër meje qoftë mediale dhe private, për habi dje ne ora 6:30 të mëngjesit, në emailin tim ka ardhur nje Vendim i Ministres së Drejtësisë me të cilin unë suspendohem nga detyra ime e punës. Po kësaj here për habi nuk u bë publike as në media as në faqen zyrtare të MD-së as ne fb të Ministres a thua pse? Për mua është e habitshme se si mund të ndodhë të penalizohet dikush që ka për obligim zbatimin e një vendimi të gjykatës, i cili është obligim ligjorë nëse nuk e bej, atëherë i bie që unë të kryej vepër penale”, ka shkruar Kërçagu.

    “Më lejoni të ju njoftojë që kjo lëndë me Vendimin e vet Ministrise se Drejtesise më është ndarë mua për ekzekutim dhe tani për habi, pa asnjë arsye ligjore (shihni arsyetimin). Kjo është një pasiguri juridike totale e secilit profesionist që duhet ta zbatoj me përpikëri dispozitat ligjore ne fuqi”, ka shkruar ai duke publikuar edhe vendimin.

    Në arsyetimin e vendimit Ministria ka deklaruar se “Departametni për profesione të lira ka pranuar nga Telekomi i Kosovës, në cilësinë e palës debitore, propozimin për incimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Irfan Kërçagu, i emëruar për territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore P.nr 977/2023”.

    Në janar të këtij viti për herë të tretë është rikthyer në rivendosje çështja përmbarimore mes kompanisë “Dardafon.net” dhe Telekomit të Kosovës lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Rasti ndërlidhet me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit lidhur me borxhin 10 milionë eurosh që Telekomi i detyrohet Dardafonit. Telekomi ka kërkuar që të anulohet vendimi i Arbitrazhit.

    Procedura përmbarimore Telkom-Dardafon është duke u zvarritur nëpër institucionet gjyqësore që nga viti 2019, përkundër që objekt i përmbarimit është një titull ekzekutiv, përkatësisht një vendim arbitrazhi ndërkombëtar i zhvilluar në njërin nga institucionet më prestigjioze siç është arbitrazhi i ICC (Odës Ndërkombëtare Ekonomike).

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!