×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbaruesi privat i shkarkuar nga MD-ja: U shkarkova nga Blerim Sallahu përmes Facebook-ut

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 22:16
    Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për pushim nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha.

    Sallahu, i cili në postim bashkangjiti edhe vendimin zyrtar, tha se Mulhaxha u pushua nga puna pasi, sipas gjetjeve të Komisioni Disiplinor, ai nuk i është përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, u tha në njoftimin e Sallahut në Facebook.

    Për vendimin për pushim të aktivitetit të tij si përmbarues privat, njoftoi edhe vetë Mulhaxha, me një dozë të madhe pakënaqësie.

    Mulhaxha tha se nuk e ka pranuar ende vendimin e Komisionit, ndaj nuk e di se për çfarë shkelje bëhesh fjalë.

    Ai e konsideroi të padrejtë faktin se për shkarkimin e tij u njoftua përmes një postimi në Facebook, derisa tha se për 8 vjet sa e ushtron aktivitetin e tij, është vlerësuar nga të tjerët si njëri nga përmbaruesit më të suksesshëm në Kosovë.

    “Me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore deklaroj se nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore por vetëm kam zbatuar vendimet e formës së prerë të gjykatës deri tani”, shkroi Mulhaxha në Facebook.

    “Këtë gjë e kam dëshmuar deri tani vetëm përmes procedurave ligjore, si në rastin e parë, dhe do të vazhdoj njëjtë, mirëpo ngarendja e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë për të bërë gjyqësinë përmes Facebook-ut, jam i detyruar që dhe unë tash e tutje ta ndjek rrugën edhe përmes mediave”.

    Fajin më të madh në këtë mes, Mulhaxha e cilëson faktin se është vëllai i një deputeteje. /Reporteri.net/.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!