×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbyten fshatrat e Kamenicës, rrëzohen disa ura

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 11:35

    Komuna e Kamenicës është përmbytur nga shiu. Shumë fshatra kanë mbetur të bllokuar, shkruan Reporteri.net.


    Raportohet për dy ura të rrëzuara njëra në fshatin Hajnovc e tjetra në fshatin Moçarë të kësaj komune. Gjendje e rëndë nga pamjet e siguruara duket edhe në fshatin Koretin.

    Kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati ka thënë se reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe dëme të konsiderueshme në disa lokalitete, në të cilat jnë duke punuar e intervenuar vazhdimisht.

    “Ekipet komunale janë gjatë gjithë kohës në terren dhe të përgatitur për ndërhyrje aty ku ka nevojë. Ju lusim për qetësi dhe bashkëpunim me institucionet, derisa të qetësohet situata. Rastet tuaja, na i adresoni në këta dy numra: ☎️045549182dhe 080011010 Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrëfikësit dhe të gjithë akterët tjerë, janë gati për veprim”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!