×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbytje në Vlorë nga reshjet e shiut

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 16:20

    Disa nga rrugët e qytetit të Vlorës janë përmbytur këtë të diel për shkak të reshjeve të shiut. Reshjet e dendura dhe akset e mbyllura për shkak të gjysmë maratonës së vrapimit kanë shkaktuar kaos dhe trafik në rrugët e qytetit.

    Zyrtarë të policisë kanë dalë në terren në numër të shtuar, për të orientuar mjetet, edhe pse gjendja vështirësohet për shkak të reshjeve.

    Aktualisht nën ujë janë: Lagjja “28 Nëntori”, segmentet e brendshme të zonës së Kishës Ortodokse dhe Bibliotekës “Shefqet Musaraj”, kryqëzimi i njohur si “Shkolla e Naftës”, lagjja “Pavarësia”, aksi lidhës I rrugës Trasballkanike dhe Bulevardit “Ismail Qemali”, kryqëzimi i njohur si “Albano dhe Romina” dhe disa rrugë të brendshme në lagje “isa Boletini” dhe “24 Maji”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!