Ish-kryeministri Albin Kurti përmes një video të publikuar para pak çastesh në profilin e tij në Facebook ju ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në tuvimin që organizon Vetëvendosje nga ora 17:00 në Prishtinë.
Ai ka thënë se tubimi do të jetë paqësor dhe përveç fjalimeve do të ketë edhe muzikë, shkruan Reporteri.net.
“Ju ftoj që nëpër këto pika duke ruajtur distancën, të mblidhemi për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e VV-së”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se situata kërkon durim për pandeminë dhe zgjidhje për zgjedhje
“Ejani nesër në këtë tubim paqësor me muzikë e fjalime”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.