×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Currit i kishte rrahur zemra në uniformën e UÇK-së

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 13:45

    Përparim Currit i kishte rrahur zemra në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e kishte veshur si 20-vjeçar. Për të, ajo uniformë kishte kuptimin e lirisë.


    Nuk e kishte menduar fare fatin e vet, por vetëm çlirimin e vendit që gjeneratat e reja ta gëzonin lirinë.

    Janë të rënda përjetimet e tij kur humbi 6 bashkëluftëtarë, ashtu siç janë të prekëse momentet kur u kthye në shtëpi nga lufta dhe takoi babanë e nënën – të cilët, në fillim, nuk e kishin njohur.

    Fushatës “Liria ka Emër”, iu ka bashkuar edhe trajneri i suksesshëm i xhudon, Driton Kuka, i cili ka shpërndarë rrëfimin e Përparimit. Shikojeni këtë rrëfim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!