×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama: Do ta fitoj Prishtinën pa balotazh

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 23:04

    Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqytetin do ta fitoj pa balotazh në zgjedhjet e tetorit.


    “Prishtinën e fitojmë pa balotazh. Besoj se ne mundemi dhe duhet të punojmë, Prishtina nuk ka kohë për balotazh. Është për të mirën e Prishtinës që ta fitojmë besimin e qytetarëve të Prishtinës dhe ta fitojmë pa balotazh”, tha Rama në Kanal10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se garanton fitoren në Prishtinë.

    “Unë e përfaqësojë LDK-në, garantojmë fitoren. Jemi në avantazh, sondazhet po tregojnë këtë”, tha ai.

    Kujtojmë se kundërkandidatë të Ramës për të parin e Prishtinës janë: Arben Vitia nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Gëzim Mehmeti nga AKR. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!