Arkitekti me famë botërore nga Londra, Përparim Rama, u raportuar gjatë ditës së sotme se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës.
Lidhur me këtë, ka folur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se nuk ka koment për të këtë çështje.
Tutje, kreu i LDK-së tha se janë hapur të gjitha dyert për ta reformuar partinë e tij.
“S’kam koment, duhet të presim edhe pak. Jemi në proces të vlerësimit të LDK-së këto ditë për të bërë analizën strukturore të LDK-së pas rezultateve të fundit të 14 shkurtit. Kemi hapur dyert për të reformuar partinë. Testi i parë vjen nga zgjedhjet lokale që vijnë bukur shpejt. Në muajt e ardhshëm do t’i kemi kandidaturat e publikuara. Dëshirojmë që t’i bëjmë publike që të jemi të gatshëm”, tha ai në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.