×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Kryetari i Prishtinës

    Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së qenka çu kundër meje, sot në ditën e Kuvendit të LDK-së

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 16:00

    Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

    Ai ka pretenduar se është vënë në shënjestër të sulmeve nga, siç e quan ai, “makineria propaganduese” e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka çu n’aksion kundër meje, sot në ditën e Kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama.

    Reagimi i tij vjen në ditën kur LDK mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin 355 delegatë do të votojnë për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Në prag të këtij procesi, zhvillimet dhe deklaratat brenda LDK-së kanë qenë në qendër të vëmendjes politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!