Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka ftuar që t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Ai tha në T7 se Kurti i ka thënë se “nëse bëhet nuk do t’ia bllokojë projektet”.
Rama tha se kjo ka ndodhur në Greqi, çështja ishte Lojërat Mesdhetare që Kosova do t’i organizojë.
Aty, Rama tha se Kurti i kërkoi “të bëhet me të”.
Sipas Ramës, Kurti nuk sheh Kosovë e shqiptari përtej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Albin Kurti më ka thënë eja me neve, edhe nuk ka problem për projekte. S’je me neve atëherë kemi me t’i blloku krejt projektet. Më ka thënë personalisht, kemi qenë në Greqi kur erdhi si kryeministër deshti t’i prezantonte projektin për Lojërat Mesdhetare. Aty i thash kryeministër ne e kemi një projekt madhor për vendin, për kryeqytetin e gjithë Kosovën, ne duhet me bashkëpunu. Tha, eja me neve nuk ka problem. Çka me i tha, i thash po me neve jam, kush janë neve, populli është. Albin Kurti nuk sheh, Kosovë, Shqipëri, shqiptari përtej Vetëvendosjes”, ka thënë Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.