Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Rama ka thënë se është i vetëdijshëm se përpara ka shumë sfida, por vullneti për ta shndërruar Prishtinën në një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj është shumë më i madh.
“Prej sot zëri i tyre do të dëgjohet. Guximi dhe vullneti për me ia dashtë të mirën vendit tonë është ajo çka na bashkoi gjatë fushatës, për me andërru të bukurën me shpresu për një të ardhme më të mirë është forca që do të na duhet në vijim, ajo e unitetit, sinqeritetit e bashkimit.
“Jam i vetëdijshëm që sfidat do të jenë të shumta, por vullneti për të bërë shumë punë është shumë fish më i fortë se çdo sfidë, sepse është dëshira e të gjithë neve. Nga sot ne u përvishemi punës, Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarve, artistëve e sportistëve, qytet plot gjallëri, i mençur, i gjelbër, e i digjitalizuar. U bëj thirrje të gjitha partive politike që të na bashkangjiten në qeverisjen tonë, për Prishtinën tonë”, u shpreh Rama para asamblistëve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.