×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Përparim Rama: Para 08:00 dal në punë, është ma qetë, ma mirë, ma pastër

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 23:52

    Kryetari i ri i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka thënë se tashmë ka nisur që të dalë në zyrë pas marrjes së postit të ri.

    Rama të DPT te Fidani në T7 theksoi se del në punë para orës 08:00. Sipas tij, atëherë është më qetë, më mirë e më pastër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Para 08:00 dal në punë. Është ma qetë, ma mirë, ma pastër”, tha Rama.

    Rama foli edhe për ftesën që i ka bërë Arben Vitisë që të takohen për të biseduar për bashkëqeverisje.

    Ai bëri të ditur se pavarësisht ftesës që i ka dërguar Vitisë para 7 ditësh, nuk ka marrë përgjigje nga ai.

    “I kam kërkuar që të takohemi, por nuk kam marrë përgjigje… Para 7 ditësh i kam kërkuar takim”, tha Rama.

    Kreu i Prishtinës theksoi se e ka ekipën gati dhe mund ta paraqesë menjëherë, por është i hapur për bashkëqeverisje.

    Rama, nuk ka marrë ende ndonjë propozim nga partitë opozitare për koalicion të gjerë, pas ftesës publike që u bëri gjatë betimit të tij në Kuvendin Komunal. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!