Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerin, regjisorja Vjosa Berisha ka vdekur sot në spitalin University College Hospital në Londër.
I pikëlluar nga ky lajm u shpreh edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook tha se Vjosa ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore kinematografike të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rama gjithashtu shkroi se sot Kosova ndjehet më e varfër, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe Istrefi për këtë humbje.
Postimi i plotë:
Vjosa e Prishtinës! ☀️
Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.
Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.
I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.