×
  • Lajme
  • Lajme / Udhëheqja e kryeqytetit

    Përparim Rama synon edhe një mandat: Zgjedhjet e ardhshme i fitoj pa asnjë dyshim

    Reporteri
    08 Shkurt 2024 | 7:37

    Kryetari i Prishtinës, Përarim Rama synon që në krye të Prishtinës të jetë edhe një mandat.

    Ai tha se pa asnjë dyshim përsëri do jetë bashkë me LDK-në.

    ‘’Absolutisht që po e kemi një bashkëpunim me LDK- dhe do jemi se bashku në mandatin e dytë, e kam thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin, jemi një jemi bashkë dhe do vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh I bindur se do e fitoj përsëri këtë garë ‘’Pa asnjë dyshim’’.

    Rama gjithashtu u shpreh se ‘’Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë, atëherë edhe unë do ta votoj atë’, ka thënë Rama.

    Ai po ashtu ka thënë se tha se e ka ftuar disa herë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për t’u takuar, por ai nuk ka pranuar.

    ‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët, normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin, me Kryeministrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me diskutu për të mirën e qytetit, e kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë javën tjetër, javën tjetër, ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama në RTV 21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!