Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në shkollat e kryeqytetit ora e parë do të dedikohet Epopesë së UÇK-së.
Rama ka publikuar fotografi ku edhe ai ishte prezent gjatë kësaj ore.
Rama bashkë me nxënësit e tjerë, ka dëgjuar rrëfimin e ish-ushtarë së UÇK-së, Aida Dërguti.
“Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë:
Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në #kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës.
Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.