Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar qytetarët e Prishtinës për festën e Vitit të Ri.
Rama ka thënë se viti 2021 ka qenë vit sfidues dhe i vështirë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia.
“Ka qenë ky një tjetër vit sfidues dhe i vështirë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia. Përjetuam dhimbjen e humbjes së njerëzve tanë më të dashur. U dëmtuan ekonomitë familjare dhe u prek vetë mirëqenia e qytetarëve. Na u cunguan jeta kulturore dhe aktivitetet zbavitëse e sportive”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai ka edhe një mesazh për qytetarët e kësaj komune.
“Mesazhi im për këtë natë të ndërrimit të moteve është mësimi që marr prej jush: veç me mirësi, guxim e punë shumë, do t’ia dalim, duke qenë të bashkuar e krah për njëri-tjetrin. Është ky mesazh i paqes dhe i dashurisë që uroj t’jua mbushë zemrat, sot e për çdo mot. Gëzofshim shëndet mbi të gjitha, e paçim gëzime e harmoni në familjet tona”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.