×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 20:23

    Përparim Ramusa ka njoftuar se do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Shtimes, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ramusa tha se kjo kandidaturë vjen pas kërkesave të shumta nga qytetarët dhe strukturat e partisë në këtë komunë.

    Njoftimi:
    Të dashur qytetarë të Komunës së Shtimes,

    Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes.

    Si mjek specialist me përvojë dhe si bir i një minatori, ndiej për obligim që dijen, përkushtimin dhe integritetin tim t’i vë në shërbim të qytetarëve tanë.

    Kryesia e Degës së PDK-së, shumë votues dhe qytetarë të shumtë të Shtimes kanë kërkuar që unë të jem kandidat për Kryetar. E si çdo herë, edhe kësaj radhe, do t’i dëgjoj me përulësi dhe vendosmëri.

    Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur.

    Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!

    Për Shtimen që e duam!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!