×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    “Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet”, ushtarët amerikanë kryejnë trajnim për të shtënat me flakë në Bondsteel

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 18:16

    Ushtarët amerikanë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale të Task Forcës Lindore të Aviacionit kanë kryer trajnime për të marrë përvojë në të shtënat me flakë nga një avion në Kampin Bondsteel, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komnunitetet brenda Kosovës.

    “Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të caktuar në Komandën Rajonale të Task Forcës Lindore të Aviacionit të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen trajnime për të marrë përvojë në të shtënat me flakë nga një avion në Kampin Bondsteel, Kosovë.

    Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

    Tutje theksohet se “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!