×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika

    “Përpjekje për të mbuluar dështimin 4-vjeçar”, reagimet nga PDK pasi Qeveria ndau 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 20:00

    Partia opozitare Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar fuqishëm pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç si dhe për pensionistët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevijë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo vetëm për fushata zgjodhore.

    Ai theksoi se kandidati për kryeministër Bedri Hamza ka plan konkret që pensionet bazë për të moshuqrit ti rris në 200 euro çdo muaj, ndërsa pagat e punonjësve tjerë 50%.

    “Për katër vite, Qeveria Kurti nuk i rriti pagat e prindërve dhe as pensionet, por me vendimet e saj sot gjithçka është më shtrenjtë. Vetëm kujtoni shtrenjtimin e energjisë elektrike mbi 100% dhe shportën mujore familjare. Ju kujtohet se kur mësimdhënësit iu lutën si vëllaut për ndihmë nga 100 euro, Albin Kurti përbuzi kërkesat e tyre, ashtu siç përbuzi çdo kërkesë qytetare”, tha ai.

    Sipas Gjoshit, këto shtesa janë të ndara pamjaftueshëm, pasi sipas tij, qytetarëve ju duhen të ardhura më të mira çdo muaj, ju duhen pensione më të mira.

    “Bedri Hamza është kandidati më i mirë për Kryeministër. Ai ka në programin e tij që pensioni minimal të jetë 200 euro, që pagat të rriten 50% dhe subvencion për fëmijët në çerdhe nga 100 euro në muaj. Prandaj, qytetarë të dashur, këto para merrni sepse janë të Buxhetit të Kosovës, janë nga taksat tona, e më 9 shkurt ndëshkojeni me votë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen që për 4 vite nuk u kujtuan për gjendjen ekonomike të familjeve tuaja, dhe po kujtohen vetëm tani në fushatë zgjedhore”, tha ai.

    Ka reaguar edhe Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike, Arben Mustafa, i cili ka thënë se me këtë vendim, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit, ndërsa me qeverisjen e PDK-së, do të marrin 1000 euro më shumë.

    ”Qeveria ndërmori veprimin e radhës si përpjekje për të mbuluar dështimin 4-vjeçar. Me këtë qeveri, pensionistët marrin vetëm 100 euro më shumë gjatë gjithë vitit. Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti, dhe shumë më shumë kushte për përmirësimin e jetës për familjet kosovare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!