Një përplasje ka ndodhur mes profesorit universitar, Blerim Latifit dhe hoxhës Osman Musliu në emisionin “Pressing” në T7.
Dy të lartcekurit kanë fyer njëri tjetrin.
Ndërsa po debatonin, Mulla Osmani i ka thënë Latifit, “ti je i sëmurë në aspektin e ideologjisë tënde”.
Me fyerje ju kundërpërgjigj Latifi i cili i tha Osmanit “ti je hajvan”, shkruan Reporteri.net.
Kjo bëri që të reagoi ashpër Mulla Osmani i cili i tha Latifit ta tërheq fjalën, përndryshe nuk vazhdon emisioni.
“O ti Blerim Latifi ti je mësu me i ofendu mua nuk mundesh. Tërheqe fjalën”, tha Osmani.
Pas disa kërkesave të Osmanit dhe kërkesës së moderatorit, Latifi e tërheqi fjalën.
“Qe unë po e tërheqi fjalën se jam më burrë se ai”, tha Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.