Në kuvend deputetët po zhvillojnë diskutime në lidhur me interpelancën e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, në lidhje me arsimin në Kosovë tani kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, dhe procesi mësimor ishte i paralizuar për disa muaj, duke u zhvilluar online.
Një debat i nxehtë u zhvillua në mes të nënkryetares së Kuvendit Arberie Nagavci dhe deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.
Derisa Nagavci tha se seanca kishte nisur me vonesë shkaku i mungesës së deputetëve dhe interesimit të tyre për të qenë pjesëmarrës gjatë kësaj seance, këtë e mohoj deputetja Musliu.
Sias Musliut deputetët ishin ne seancë dhe të gatshëm për të qenë pjesë e saj, ndërsa i tërhoqi vërejtjen Nagavcit se lidhur me interpelancat nuk nevojitet kuorum ashtu siç pretendonte ajo.
“Ju na latë të sillemi nëpër korridore. Unë jam deputete që katër mandate, ndërsa kur bëhet debat gjatë interpelancës nuk duhet kuorumi. Ne ishim këtu. Por ju u vonuat”, i tha Musliu nënkryetares së Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.