×
  • Lajme
  • Lajme / Arsim

    Përplasja për doracakët, VV-Abdixhikut: Preokupim nuk i ke nxënësit, e ke goditur veten

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 11:15

    Disa komuna në Kosovë kanë njoftuar se do të ndalojë përdorimin në shkolla të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12, shkruan Reporteri.net.

    E para që e mori këtë vendim ishte komuna e Prishtinës. Gjatë ditës së djeshme, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ndaluar përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës, pas reagimeve të shumta për përmbajtjen e tyre.

    Për këtë ka njoftuar Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit Drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

    Postimi i saj është shpërndarë edhe nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se e mbështet këtë vendim.

    Abodxhiku kritikoi këta doracakë edhe në një tubim të enjten në Shtime.

    “Më lejoni të përçoj një mesazh tek ata që kanë menduar e po mendojnë t’i fusin duart e tyre tek familjet kosovare, ata që konsiderojnë eksperimente sociale me fëmijët tanë nëpër shkolla e që promovojnë të pazakonshmen me pasurinë tonë më të madhe kombëtare, vetë familjen kosovare, kam dy mesazhe: Mbani duart larg prej familjes, mbani duart larg prej fëmijëve tanë në Kosovë”, tha Abdixhiku dje.

    E lidhur me këtë kanë reaguar sot nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka bashkëngjitur edhe një video të ish-ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut duke thënë se duke tentuar ta godasë VV-në, Abdixhiku në fakt e ka goditur veten,

    “Kështu ndodhë kur preokupim nuk e ke fëmijën, nxënësin e familjen, por goditjen ndaj Qeverisë dhe VETËVENDOSJE!-s. E kështu ndodhë po ashtu që kur dëshiron ta godasësh tjetrin, në fakt e ke goditur veten”, shkruan Manxhuka./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!