Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Vetëvendosjes (VV), Sami Kurteshi, ka kërkuar që anëtarët e këtij komisioni ta monitorojnë punësimin e stafit civil. Mirëpo kjo kërkesë e tij është hedhur poshtë nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani, duke thanë se është ndërhyrje direkte politike.
Në mbledhjen e KQZ’së, anëtari Sami Kurteshi nga VV ka kërkuar që anëtarët e komisionit ta monitorojnë punësimin e stafit civil.
”Unë kam hap vetëm çështjen e monitorimit të rekrutimit të personelit nga KQZ, kjo ka qenë unë çka kam hapë”, ka thënë Kurteshi në mbledhje.
Mirëpo këtë kërkesë apo propozim të Kurteshit është Arianit Elshani, anëtar i KQZ’së nga radhët e PDK’së që ka thënë se është e pa drejtë dhe është ndërhyrje direkte politike në këtë institucion, nëse bëhet monitorimi nga anëtarët e KQZ’së, për kandidatët që dëshirojnë të punësohen.
”Për mua personalisht nënkupton ndërhyrje direkte politike në proces të rekrutimit apo në punësimin e njerëzve brenda institucionit të KQZ’së, ku e dimë që ky institucion duhet të qëndroj i pavarur edhe politikisht nga partitë politike. Dhe përfshirja e anëtarëve në procesin e rekrutimit të shërbyesve civil nënkupton ndërhyrje politike”, është shprehur Elshani.
Tutje ka thënë se për të është e çuditshme kërkesa e Sami Kurteshit, pasi që nuk duhet të ketë ndërhyrje politike në këto çështje.
Më poshtë keni deklaratën e dy anëtarëve të PDK’së dhe VV’së në KQZ.
https://www.facebook.com/elshaniarianit/videos/10163760555855125/