×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje e ashpër në Komision: Bekim Haxhiu akuzon Zemajn se uli qëllimshëm numrin e testimeve për të dalë më pak raste

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 14:13

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.


    Zemaj ka pasur një përplasje të ashpër në Komision me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, shkruan Reporteri.

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Zemajn për menaxhim të situatës me pandeminë, derisa ka thënë se për gjendjen e deritanishme në shëndetësi faji duhet të kërkohet te LDK-ja.

    Ndër të tjera, Haxhiu ka thënë se është zvogëluar numri i testimeve me qëllim që të ulet numri i rasteve.

    “I ke zvogëlu numrin e testimeve për me i zvogëlu numrin e rasteve. Nuk jena kërkun, nuk na ke lanë mirë. Nëse don me kërku përgjegjësi për gjendjen në shëndetësi, shko kërkoje në parti. A pe njifke virusi punëtorin a o publik a privat. Kur ai rrin ton ditën te dera e i pastron mbeturinat e këto kategori janë diskriminu”, tha Haxhiu.

    Në anën tjetër, Zemaj e quajti tendencioz deputetin e PDK-së derisa tha se kjo situatë kërkon mirëkuptimin e të gjithëve. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!