×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes Aliut e Latifit: Po tash ligjërata s’jemi t’u mbajtë këtu

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 8:16

    Gjatë një debati që po zhvillohet në emisionin “Pressing” në T7, ka pasur një përplasje mes profesorit Blerim Latifit dhe opinonistes Luljeta Aliu.


    Teksa po bisedonin për negociatat e Kosovës me Serbinë, Aliu e ndërpren Latifin, derisa ishte duke thënë se që nga viti 2010, Kosovën e kanë detyruar të përfshihet në dialog.

    Aliu i thotë se “E dim kush i kan nënshkruar prej 2012”.

    Ndërsa Latifi i thotë se “Hashim Thaçi si kryeminstër e ka udhëheq atë dialog dhe konsideroj që ka bo gabim sghumë, sepse e ka përfshirë vendin në një dialog maratonik të pafundëm”.

    Përsëri Aliu ia ndërpren fjalën, ndërsa Latifi i kërkon që t’ia lejojë ta përfundojë fjalën.

    “Lerëm ta përfundoj, mos më ndërprej”, i thotë Latifi.

    Ndërsa, Aliu i thotë “Po tash ligjerata s’jemi t’u majt këtu”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!