Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.