Pjesëtarët e Policisë së Kosovës u detyruan të përdorin sprej kundër qytetarëve serbë të Komunës së Shtërpcës, të cilët u përpoqën të ndalonin ekskavatorin për ndërtimin e një mini hidrocentrali, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net
Raportohet se 20 persona kanë mbetur të lënduar.
Kjo protestë e cila thuhet se po bëhet për të mbrojtur malet e Sharrit dhe shkatërrimit të tyre nga eskavatorët ka dy muaj që po vazhdon, mirëpo gjatë ditës së sotme ka eskaluar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se ndaj banorëve serbë është përdorur vetëm sprej dhe asnjëherë dhuna, siç po raportojnë mediat serbe.
“Edhe pse policia i ka informuar dhe urdhëruar protestuesit që të mos pengojnë punimet dhe të largohen, të njëjtit nuk i kanë zbatuar urdhrat. Me këtë rast, policia i ka përdorur sprej dhe protestuesit janë shpërnda duke liruar rrugën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se në bashkëpunim me zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e protestuesve është dakorduar një takim i përbashkët ditëve në vijim lidhur me kërkesat e tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.