×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në foltore, Haki Abazi–Salih Zybës: Zoti Zyba mshele gojën

    Reporteri
    26 Prill 2023 | 15:13

    Deputeti Haki Abazi sërish është ankuar se nuk po i lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës.

    Në protestën e tij në fillim të fjalimit, Abazi tha se s’përcaktohet nga jashtë se kush flet në Kuvend, duke hedhur akuza për anëtaren e Kryesisë të Vetëvendosjes.

    “Më duhet të protestoj publikisht që mu desh me marrë fjalën. Në Parlamentin e Kosovës e shtypi një pullë që më radhit në radhët e deputetëve që duhet marrë fjalën. Duhet të jetë hera e fundit që tentohet mu ngulfat demokracia në Kuvendin e Kosovës. Nuk duhet të protestoj sa herë që dua të them diçka në këtë vend, pavarësisht prej qëndrimit që kam. Sepse unë kam barti përgjegjësinë për atë që e them dhe qëndrimet që mbaj. Kështu që, këtë Parlament e udhëheq Glauk Konjufca, jo Dejona Mihali. Nuk përcaktohet lista e deputetëve nga jashtë Parlamentit të Kosovës”.

    Abazi i është drejtuar ashpër kolegut të tij nga Vetëvendosje, Salih Zybës, gjatë seancës së sotme ku po debatohet lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

    Abazi iu drejtua Zybës, duke i thënë “mshele gojën”, raporton Express.

    “Zotëri Zyba, kur të vjen radha del e fol këtu, nëse ki çka me thanë. T’lutem, mshele gojën”, tha Abazi.

    Pas kësaj, ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u kërkoi deputetëve që të kenë respekt për njëri-tjetrin.

    “Ju lutem respekt për njëri-tjetrin, deputetë”, tha Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!