×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes zyrtarëve në Postën e Kosovës, ndërhyn policia

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 14:47

    Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.


    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Reporteri.net se rreth orës 12:00 kanë marrë informata për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës.

    Ajo ka thënë se palët e përfshira janë intervistuar dhe policia po kryen proceduarat e nevojshme.

    “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.
    Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

    Ndërkohë, në media raportohet se përplasja ka ndodhur në mes të dy zyrtarëve të postës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!