Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023(KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.
Vërejtje ndaj kësaj Kornize patën ministrat e koalicionit, të AAK-së dhe Nismës.
Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it, zëvendës kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.
Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.
Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.
Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.