×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje skandaloze në VV: Aktivisti akuzon drejtorin se ka lidhje me një lokal ku ushtrohet prostitucion: Bëhet seks në WC kolektive

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 19:03

    Aktivisti i VV-së në Mitrovicë, Arben Meholli, ka thënë se në një lokal në qendër të Mitrovicës po ushtrohet prostitucion.


    Madje, ai ka thënë se lokali po lejohet të punojë pasi pronari ka lidhje me drejtorin komunal, Hysen Muzliukaj, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe sa duhet me duru banoret e qendres se qytetit ne Mitrovice, kafen e rakis Besa ne qendren zejtare mrapa shtepis se mallrave, ne te cilen per vec servimit te rakis zhvillohet edhe prostitucion, edhe VC kolektive jon ka i shfrytezojn per akte seksuale aty ku qarkullijn shume familje, edhe femije. A duhet me u leju kjo veprimtari vec pse pronari eshte djali i axhes se drejtorit te Kadasterit!?”, ka shkruar Meholli.

    Pas këtij reagimi, në adresë të tij kishin ardhur edhe kërcënime, të cilat i ka publikuar. Meholli ka publikuar bisedat me një person që besohet që është pronari, i cili e kërcënon.

    E pas këtyre raportimeve, ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës. Hysen Muzlikuaj ka mohuar se ka ndonjë lidhje me këtë lokal.

    Ai ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj aktivistit të VV-së në organet e kësaj partie, duke shënuar kështu një përplasje brenda partisë së Albin Kurtit.

    “Unë asnjë lidhje me biznesin në fjalë nuk kam dhe se nuk e di as ku ndodhet lokali i përmendur, madje nuk kam ide dhe as nuk e di për çka është lakuar emri im. Nëse dikush prej anëtarëve të Lëvizjes për motive e qëllime të ulëta më ka lakuar emrin do të merr përgjigjen nga organe brenda LVV-së dhe në instituticione kompetente”, ka thënë Muzliukaj.

    Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka pësuar një përcarje, pasi shumë aktivistë kanë dalë në krahun e Mehollit e disa të tjerë në krahun e drejtorit Muzliukaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!