×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje veteranësh, Ilir Mirena i reagon Blerim Latifit që tha se protesta është aksion i opozitës

    Reporteri
    16 Qershor 2022 | 12:59

    Analisti dhe ish-pjestari i UÇK-së, Ilir Mirena, ka reaguar ndaj deklaratës së Blerim Latifit i cili tha se protesta e sotme e veteranëve është vetëm aksion i opozitës sipas metodave të kryeministrit Kurti.

    Mirena ka thënë se, sipas disa “mendjeve korrekte”, duke iu referuar shkrimit të Latifit, duhet të filtrohen ata që kanë të drejtë t’i mbrojnë veteranët dhe ata që s’kanë të drejtë.

    Mirena e ka konsideruar të gabuar qasjen e Latifit.

    “Sipas disa “mendjeve korrekte” te skenes sone publike duhet me e filtru se kush ka te drejte me i mbrojte veteranet e kush jo. Dmth, sipas tyre, nuk ka rendesi kauza, por kush po e thote…Ani, qe e ngjallim Nanen Tereze, e le te flet ajo per pagen e veteraneve”, ka shkruar Mirena në Facebook.

    Latifi ka thënë se opozita po i përdorë veteranët për qëllimin e tyre.

    “Fatkeqësisht kjo nuk është protestë e veteranëve, por aksion politik i opozitës, i zhvilluar sipas metodave të dikurshme të Kurtit: protesto jashtë Kuvendit dhe blloko punën e Kuvendit nga brenda!

    Një veteran që proteston jashtë Kuvendit për pagën minimale ( të cilën duhet ta ketë patjetër), nuk do të lejonte që zëri i tij të përfaqësohej brenda në Kuvend nga profiterët milionerë të luftës e pasluftës.

    Sot ne po shohim faktikisht një ofendim të dyfishtë të veteranëve: nga pushteti që i ka sjellë në këtë situatë me protestu për një pagë minimale, e cila realisht është edhe më keq se minimalja e ekzistencës, dhe nga opozita, e cila hapur po bën lojën e përdorimit të veteranëve për qëllimin e saj të ardhjes në pushtet”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!