×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasjet në Kuvend, Mimoza Kusari-Lila tregon arsyet

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 11:58

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për Gazetën Express se tensioni i para pak minutave në Kuvendin e Kosovës u shkaktua për shkak të disa ofendimeve që shkuan në drejtim të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.


    Pastaj, Kusari-Lila tha se kanë reaguar ministrat tjerë për t’i dalë në mbrojtje Gërvallës.

    “Pati ofendime ndaj ministres Gërvalla. Pati shkëmbim të fjalëve pastaj reaguan edhe ministrat sepse gjuha ishte shumë e ulët”, tha Kusari-Lila.

    Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas reagimit të ashpër të deputetëve të opozitës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

    Pasi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta pauzë, duke u larguar deputetët nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar tollovi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!