×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasjet për Presidentin: a po heq dorë LDK-ja?

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 9:13

    Kur kanë mbetur edhe tre ditë në mbajtjen e seancës konstituive, VV e LDK ende nuk kanë gjetur një dakordim për pozitën e presidentit të cilën po e kërkon me ngulm partia e Isa Mustafës, por që partia e Kurtit nuk po dëshiron t’ia japë.


    Duke parë mos lëshimin pe të VV-së për presidentin, zyrtarë të LDK-së kanë dhënë shenja mbrëmë se kjo parti po tërhiqet ngadalë dhe është e gatshme të gjejë një konsensus me Kurtin.

    Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili mbrëmë është shprehur bindjen se koalicioni do të arrihet, dhe la të hapur mundësinë që për presidentin të diskutohet edhe më vonë.

    “Mund të mbetet edhe më vonë zgjidhja e definicionit për Presidentin”, ka thënë ai në ABC News.

    Ndërsa deputeti i zgjedhur nga LDK, Fatmir Rexhepi hapur ka deklaruar se çështja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë që të lidhet marrëveshja e koalicionit me VV-në dhe se për këtë duhet të bisedohet kur të vijë koha.

    “Brenda marrëveshjes duhet që presidenti të propozohet me konsensus nga dy palët, duhet t’i besojmë njëra-tjetrës ta zgjedhim presidentin me konsesues kur të vijë koha”, ka thënë Rexhepi për KTV.

    Kujtojmë se sot pritet të ketë një takim mes Kurtit e Mustafës për të diskutuar lidhur me mundësinë e nënshkrimit të koalicionit qeverisës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!