×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të paautorizuar tentojnë të marrin dokumente sekrete nga kasaforta e presidencës, Osmani i raporton në Prokurori

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 20:57

    Një ngjarje e pazakontë dyshohet se ka ndodhur në Zyrën e Presidentit të Kosovës.


    Aty një muaj më parë dyshohet se një pjesëtar i Agjencisë së Inteligjencës Kosovare ka shkuar dhe në prezencën edhe të sekretarit të Presidencës ka tentuar të hapë kasafortën e sigurisë, njofton Klan Kosova.

    Kjo për shkak se dyshohet që EULEX-i do t`i bastiste zyret e këtij institucioni të lartë shtetëror.

    Kasaforta ishte hapur nga IT e Presidencës shkurtimisht teksa pas kësaj ishte evidentuar gjithçka brenda saj, por pa u shikuar përmbajtja.

    Rasti është denoncuar edhe në prokurori dhe po hetohet.

    Vjosa Osmani, postin e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit të shtetit e kishte marrë me 5 nëntor 2020 dhe që atëherë ka qenë përgjegjëse edhe për kasafortën e sigurisë ku ndodhen raportet e AKI-së dhe dokumente të tjera konfidenciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!