Ambasada Amerikane ka reaguar për rastin e Dragica Gashiq, serbes e cila u kthye për të jetuar në Gjakovë.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet se të gjithë kosovarët duhet të gëzojnë paqen dhe sigurinë.
Tutje në reagim, Ambasada iu bën thirrje kryetarëve të komunave dhe ministrave që të lënë politikën mënjanë dhe të bashkëpunojnë për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi.
“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash – ju lutemi lëreni politikën mënjanë dhe bashkëpunoni për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Ditë më parë, Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.