×
  • Lajme
  • Lajme

    Personat që vdiqën tragjikisht në autostradë janë të moshës 20 dhe 26 vjeçare

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 9:46

    Në orët e para të mesnatës në autostradën “Ibrahim Rugova” dy kosovarë kanë vdekur në mënyrë tragjike.


    Bëhet fjalë për dy të rinj, njëri i moshës 26 vjeçare e tjetri 20 vjeç, shkruan Reporteri.net.

    Dy viktimat kanë qenë konduktorë të një kompanie kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës.

    Deri te ngjarja ka ardhur pasi dy viktimat pa menduar për pasojat tragjike kanë ndaluar në autostradë me qëllim të shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin, çka ka rezultuar me fatalitet.

    Ngjarja ka ndodhur në segmentin Suharekë-Duhël, saktësisht mbi urën me nr. 11 në autostradë me ç’rast të rinjtë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kanë rënë në humnerë, ku edhe kanë gjetur vdekjen.

    Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre shoferë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!