Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë sërish grevë tetë orëshe në të gjitha klinikat e ambulancat, shkruan Reporteri.net.
FSSHK-ja njofton se ka pritur institucionet të reflektojnë e të takojnë sindikatat gjatë kohës prej kur u mbajt greva e parë më 25 nëntor.
“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, këto të fundit nuk kanë reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër më 02.12.2021 të mbajë grevë 8-orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Grevat”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
FSSHK-ja kërkon procedimin e Ligjit për pagat në Kuvend dhe miratimin e tij. Ka paralajmëruar se do të ashpërsojë grevën ditëve e javëve në vazhdim. Njëjtë kanë kërcënuar edhe sindikatat tjera, si ajo e arsimit e punëtorëve privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.