Gjithsej numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në shifrën e 17 rasteve të konfirmuara.
Naser Ramadani, nga IKSHP në një konferencë për media ka bërë të ditur se rasti i ri ka lidhje me personin e infektuar me koronavirus nga Podujeva, shkruan Reporteri.net.
“Rasti i fundit është rasti i Dumnicës, i lidhur me rastin e parë të konfirmuar”, ka thënë shkurtimisht Ramadani.
Po ashtu, Ramadani ka folur edhe për rastet e fundit që janë detektuar në aeroportin e Prishtinës, teksa është shprehur i gëzuar se të njëtat nuk do të mund të kenë vatra të përhapjes.
“3 rastet e konfirmuara, janë raste të cilat janë detektuar përmes ekipeve mjekësore në aeroportin Adem Jashari. Pra nënkupton që këto tri raste nuk do të kenë vatra të përhapjes së infeksionit tek të tjerët”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.