Edhe tre raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë duke e çuar kështu numrin total të të infektuarve në 227.
Njëri nga rastet e konfirmuara sonte është nga komuna e Suharekës. Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se personi në fjalë ka punuar tash e një kohë dhe se ka qenë i vendosur në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar edhe një herë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos kenë panik.
Njoftimi i plotë:
Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.
Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.
Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.
Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.
Bali Muharremaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.