Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka konfirmuar edhe rastin e tretë të prekur me koronavirus.
Në këtë konferencë është bërë e ditur se personi i cili është prekur me virus, është një 38 vjeçar.
Ndryshe ministri Vitia ka theksuar se personi i prekur me koronavirus është një familjar i 77 vjeçarit i cili mbrëmë rezultoi pozitiv nga ky virus.
“Personat e prekur me koronavirus janë në gjendje stabile dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar, është paniku ai që ka dalur nga kontrolli por ju lutem që të vetizoloheni dhe të mbroheni nga ky virus”, ka thënë drejtori i ISHP-së, Naser Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.