×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që incizoi Masakrën e Krushës: Si u takova me Lulzim Bashën dhe çfarë diskutuam

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 22:33

    Drejtuesit e lartë UÇK-së ndodhet para Gjykatës në Hagë dhe lufta e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër në Shqipëri.


    Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për asimilimin e provave të luftës së Kosovës.

    Milaim Bellanica është dëshmitari që ka filmuar masakrën e bëra nga Serbia në Krushë të Madhe.

    I ftuar në Open në Top Channel, Bellanica tregoi ekskluzivisht bisedën me Lulzim Bashën.

    “Kam shku në Kukës ku ka qenë strehu personat e Suharekës. Aty kanë ardh disa persona me uniforma të Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha ka ardhur me 13 persona të tjerë me helikpter në Kukës. Me kanë thirrë në emër. I zoti i shtëpisë më tha o kosovar më fike derën. Të strehuarit e tjerë kujtuan se ishte armiku. Basha më tha se jam student në Hollandë, dhe punoj si përkthyes për Gjykatën e Hagës. Më tha për kasetën që ne e ruajmë më mirë. Më ka pyet edhe sa para kam marrë për regjistrimin dhe i kam thënë se e kam ba për familjen time. I kam kërku vetëm të largohem nga Shqipëria dhe më thanë se Gjykata e Hagës nuk lëviz njerëz, por në bashkëpunim me BBC do të largojmë nga Shqipëria, vetëm kasetën origjinale ta kemi ne. Unë pranova”, tha Bellanica.

    Edhe ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi për TCH ka treguar se gjatë arrestimit nga UNMIK në janar të vitit 2002 i ishte marrë si provë edhe ditari i tij nga lufta, e që i ishte zhdukur dhe nuk ishte proceduar asnjëherë si provë materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!