Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me thikë të infermierit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve të QKUK-së.
Policia njofton se i dyshuari pas kryerjes së veprës penale është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia.
Viktima është infermier i Urologjisë në QKUK.
Rastin për plagosjen e infermierit Feim Buqaj për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se rasti po trajtohet nga njësitet policore.
“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë.”, tha Krasniqi dje për Reporterin.
E për këtë rast ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku shprehin indinjatën e thellë për këtë rast dhe dënojnë ashpër sulmet ndaj mantelbardhëve të cilat i konsiderojnë të papranueshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.