×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Personi që u gjet i vdekur në fshatin Gurakoc dyshohet se është vëllai i kryetarit të Istogut

    Reporteri
    24 Mars 2024 | 18:33

    Një person është gjetur pa shenja jetë në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Burime të Reporteri.net kanë bërë të ditur se viktima dyshohet se është T. Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

    Zëdhënësi i Policisë ka thënë se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!