Shaip Krasniqi, është viktima i cili u vra në orët e mbrëmjes së kaluar në fshatin Maqetevë të Suharekës nga një bashkëvendas i tij, kishte ardhur në Kosovë për pushime, pasi jetonte e punonte në Zvicër.
Burime të Gazetës Online Reporteri bëjnë të ditur se personi që u vra ëshët Shaip Krasniqi.
Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty. Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.
Më pas dorasi i ishte vënë pas dhe jashtë lokalit e kishte qëlluar me armë në kokë.
Ndërsa, IndeksOnline raporton se i ndjeri kishte jetuar për më shumë se 30 vite në Cyrih të Zvicrës edhe me katër vëllezërit e tij, e në Kosovë kishte ardhur në pushime më 16 dhjetor tek vëllai tjetër dhe prindërit, derisa do të kthehej më 31 të këtij muaji.
Viktima sipas burime kishte punuar në shtetin zviceran në hekurudhë, ndërsa ka lënë një djalë dhe dy vajza.
Ai u vra në një restorant në Maqitevë, ndërsa i dyshuari për këtë vepër kriminale, sipas policisë ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ku i njëjti është arrestuar.
Kujtojmë, që brenda një javë vetëm në rajonin e Prizrenit, janë kryer katër vrasje.