×
  • Lajme
  • Lajme

    Personi që u vra sot në Prishtinë, kishte plagosur Noiyzn

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 18:04

    Biznesmeni Albert Krasniqi dyshohet se u vra sot nga babi i tij, Skënder Krasniqi.


    Krasniqi i cili ka qenë menaxher i labellit “Babastars”, ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 .

    Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

    Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykaya me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

    Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

    Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!