×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Personi që vdiq më herët nga rrahja te nënkalimi, kishte ardhur nga Gjermania

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 21:37

    Sot gjatë ditës, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës.


    Nga burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Kosovës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

    Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

    Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

    Sipas Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

    Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!